lunedì 4 luglio 2011

Kateterizmi Kardiak,Koronarografia dhe Angjografia Periferike

Cfare eshte dhe si kryhet


Per kateterizem kardiak nenkuptohet matja e presioneve ne brendesi te dhomave kardiake me ane te vendosjes se disa sondave te vogla (kateter) me ane te nje hyrje vaskulare (per shembull arterie dhe/ose vene femorale). Per koronarografi, ventrikolografi
ose angjografi nenkuptohet turbullim (ita. opacizzazione) te koronareve (arterie qe ushqejne zemren), te ventrikulit ose te zonave te tjera vaskulare ( per shembull arteriet karotide, arteriet renale, zona iliako-femorale) me ane te injeksionit ne brendesi te tyre te nje materiali kontrasti, gjate te ciles mund te ndihet nje ndjesi nxehtesie. Per te arritur koronaret, ventrikuli i majte dhe zona te tjera, eshte e nevojshme vendosja e disa katetereve ne arterien femorale (ne rreze te kofshes) ose arterie radiale (ne kyç) ose, me rralle, ne arterien brakiale (ne piken ky perthyhet krahu) ose ne raste te vecanta ne zona te tjera, duke i paraprire nje anestezi lokale. Keto sonda shtyhen perpara deri tek strukturat qe duhet te studjohen dhe injektohet materiali i kontrastit qe do lejoje opacizimin dhe dokumentimin me ane te rrezeve X. 
 
Katerizmi Kardiak - Rruget e Hyrjes
 
Keto analiza diagnostike bejne te mundur dokumentimin me nje  rezolucion te larte anatomine kardiake dhe vaskulare dhe te dokumentojne me saktesi te madhe nje semundje te mundshme. Ndonjehere, vetem angjografia mund te mos jete e mjaftueshme per te vleresuar graden e bllokimit dhe nevojen e trajtimit; ne keto raste vendosja ne koronare e nje udherrefyesi te holle ose kateteri per te matur presionin pertej bllokimit (udherrefyesi i presionit) ose te tregoje bllokimin direkt me metoden ekografike (eko intrakoronare) mund te beje te mundur nje vendim terapeutik me te sakte. Kateterizmi kardiak i djathte ka te beje me vendosjen , zakonisht ne rruge venoze femorale ose homerale ose ndonje vene tjeter, e nje kateteri me kaliber te ndryshem qe ben te mundur matjen e presioneve te dhomave kardiake dhe mundesine per kryerjen e marrjeve te gjakut per vleresimin e hedhjes kardiake. Ndonjehere gjithmone me ane te mjetit te kontrastit, mund te jete e nevojshme ekzekutimi i nje ventrikolografie te djathte dhe angjografi te tjera te nevojshme per diagnozen. Gjate kesaj procedure, ne raste te veçanta, mund te jete e nevojshme marrja e dy ose me teper copave te muskulit kardiak (biopsi miokardi) te nevojshme per perkufizimin diagnostik te kardiopatise.
 
Rreziqet e mundshme
Kateterizmi kardiak, analiza koronaro-ventrokolografike dhe angjografia e eneve te tjera te gjakut paraqesin rrezikun, edhe pse te rralle, te nderlikimeve; me te zakonshmet mund te grupohen ne kategorite e meposhtme:

a) nderlikime lidhur me punturen e enes: hematoma (mbledhje gjaku), pseudoaneurizma, fistula artero-venoze, infeksione , mbyllje akute (ose kronike) te enes (si pasoje e nje tromboze ose embolie). Numri i rasteve te ketyre komplikimeve jane me pak se 1% te rasteve. Keto nderlikime mund te verifikohen edhe pas mbylljes se vendit te puntures me dispozitivet perkutan.
 
b) nderlikime qe kane lidhje me kateterizmin: ne raste shume te rralla mund te kete paaftesi kardiake, probleme neurologjike (iskemi ose hemorragji cerebrale), infarkti i miokardit ose vdekje, sidomos (por jo eskluzivisht) ne pacientet ne gjendje te rende klinike, me iskemi te rende ne vijim e siper, insuficience kardiake, insuficience renale ose insuficience respiratore.  Gjate koronarografise mund te verifikohen, edhe pse shume rralle, çarje e koronareve ose e aortes ashendente qe mund te kerkojne angjoplastike koronare ne urgjence dhe/ose nje nderhyrje kardiokirurgjikal. Rreziqet e kateterizmit te djathte jane te ngjashme me ate te kateterizmit te majte. Biopsia e miokardit mund te sjelle ne raste shume te rralla, çarje te murit te zemres dhe formimin e nje mbledhjeje gjaku ne perikard aq sa mund te kerkoje nje perikardioçenteze ose ne raste shume te rralla nje nderhyrje kardiokirurgjikale.
 
c) nderlikime ne lidhje me materialin e kontrastit: reaksione alergjike, ne shumicen e rasteve beninje. Reaksionet alergjike te rende jane mjaft te rralla (0.15-0.7% te rasteve). Per kete arsye eshte e rendesishme te sinjalizohen reaksione te mundshme alergjike te meparshme, ne menyre qe te merren masa me protokolle desinsibilizimi.
 
Rezultatet
Pas testit, do te kryhen analiza te gjendjes tuaj dhe ne baze te gjendjes tuaj klinike do te konsiderohet edhe strategjia terapeutike me e duhur. Faktikisht mund te ndodhin tre skenare:
a) vazhdimi i terapise qe po kryhej me pare
b) nevoja e kryerjes se nje nderhyrje kirurgjikale (per shembull nje by-pass)
c) nevoja e kryerjes se nje ose me shume angjoplastikave koronare (dhe/ose jo koronare); ne kete rastin e fundit  do tu kerkohet nese deshironi te kryeni kete procedure ne fund te koronarografise (dhe(ose angjografi e nje ene tjeter arteriale), ne menyre qe te shmanget nje punkture e re dhe rreziqet e mundshme.
 
Pas testit
Duhet te qendroni ne shtrat per 8 - 12 ore, bashke me fashon shtrenguese ne zonen ku u fut kateteri. Ne rastin e punktures se arteries radiale dhe ne rastin kur nje hyrje arteriale femorale mbyllet ne menyre mekanike (me formimin e nje tape mbi arterie, qendrimi ne shtrat eshte i keshilluar per 6 ore. Per te shmangur hematoma dhe derdhje gjaku eshte e rendesishme qe pacienti te ndjeke perpikmerisht keshillat e mjekut. Per shembull, mos qendrimi ne shtrat mund te jete pasoje e nje hematome ose pseudoaneurizme ne vendin e punktures.

Pergatitur nga Departamenti i Semundjeve Kardiovaskulare dhe te Frymemarrjes, Poliklinika "Umberto I", Universiteti "Sapienza", Rome.
Shkrimi ben pjese ne fleten per lejen nga ana e pacientit per kryerjen e procedures.